Foshnja më e vogël në botë, më në fund lirohet nga spitali

Një foshnje e lindur që peshonte vetëm 212 gram, pra gati sa një mollë është liruar për në shtëpinë e saj familjare pas 13 muajsh trajtim.
Kwek Yu Xuan lindi pothuajse katër muaj para kohe në Singapor në qershor të vitit 2020 dhe u konsiderua nga mjekët se kishte një shans të vogël për mbijetesë.
Por, spitali që e strehoi atë për më shumë se një vit njoftoi në fundjavë se, “pavarësisht nga shanset”, ajo ishte liruar në korrik në një peshë shumë më të shëndetshme prej 6.3 kilogramësh, transmeton rtv21.tv.
Ajo besohet të jetë foshnja më e lehtë e lindur ndonjëherë dhe e liruar mirë për në shtëpi. Një regjistër i menaxhuar nga Universiteti i Iowa rendit një fëmijë 230 gram të lindur në Gjermani në vitin 2016 si foshnjën me më pak peshë, ndërsa rekordi aktual Guinness mbahet nga një fëmijë amerikan i lindur në vitin 2018.
Yu Xuan u lind me operacion cezarian urgjent në javën e 25 të shtatzënisë, tha Spitali Universitar Kombëtar i Singaporit në një deklaratë dërguar CNN të martën.
Yu Xuan kaloi 13 muaj në njësinë e kujdesit intensiv neonatal dhe duhej të mbështetej në “trajtime dhe makina të shumta” për mbijetesë./21Media

Back to top button