Foto e Besarta Jasharit vendoset në një baner në Prishtinë, reagojnë familjarët

 

Fotografia e të mbijetuarës së Familjes Jashari, Besarta Jashari është vendosur në një baner në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë. Lidhur me këtë ka reaguar vëllai i saj Bekim Jashari, i cili ka thënë se kjo fotografi është vendosur për motive politike.

“Është e papranueshme, jo njerëzore dhe jo etike keqpërdorimi i personalitetit të motres sime, Besartes, për qëllime të caktuara politike.Një veprim i tillë, në këtë kohë para zgjedhore i bërë nga kushdoqoftë nuk i bënë nder historisë dhe të kaluares sonë të lavdishme, as atyre që në emër të vlerave tona kombëtare tentojnë të përfitojnë politikisht.”, ka thënë Jashari.

Ai tutje ka kërkuar nga organet kompetente që të ndërmarrin masa.

“Në lidhje me këtë kerkoj nga organet e rendit si dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të verifikojnë mirë rastin dhe të veprojnë sipas legjislacionit në fuqi.”, përfundon reagimi i Jasharit./21Media

Back to top button