Konjufca: Daka është përbetuar për eleminimin Kurtit nga gara

 

Anëtari i kryesisë së LVV-së Glauk Konjufca ka thënë se Zyra e Pavarur e Certifikimit i ka dhënë të drejtë Albin Kurtit me rekomandimin e tij rreth certifikimit të kandidaturës së tij për deputet.

“Nëse ky rekomandim nuk zbatohet, atëherë kush nuk po i zbaton vendimet “veç kur nuk po i konvenojnë”? VV-ja a Valdete Daka? Nëse bordi politik i KQZ-së i mbivendoset Zyres profesionale të Certifikimit, kjo përfundimisht e fundos pavarësinë e këtij institucioni bashkë me demokracinë dhe të drejtat e njeriut. “, ka deklaruar Konjufca.

Ai tutje ka akuzuar Dakën se po tenton eliminimin e Kurtit nga gara zgjedhore.

“Të drejtat e njeriut dhe demokracia nuk mund të determinohen nga një forum politik, drejtuesja e të cilit, siç po tregon me sjelljen e saj, është përbetuar për eleminimin e Albin Kurtit nga gara e barabartë zgjedhore.”, përfundon reagimi./21Media

Back to top button