Fotoja e shumëpritur! Shakira dhe Lewis Hamilton po festojnë bashkë në Barcelonë

Shakira ka dhënë shumë për të folur së fundmi. Pasi udhëtoi në Barcelonë me fëmijët e saj Milan dhe Sasha për të kaluar kohë me ish-partnerin e saj Gerard Piqué , spekulimet për një romancë të mundshme me pilotin e famshëm të Formula 1, Lewis Hamilton , janë forcuar.

Gjithçka nisi në Çmimin e Madh të Barcelonës, ku Shakira u kap duke shijuar eventin e veshur me një pamje seksi dhe zbuluese . Megjithatë, surpriza e vërtetë erdhi natën kur një fotografi – e publikuar nga artisti Mustafa the Poet në Instagram Stories – doli në dritë, duke treguar Shakirën, 46 vjeç dhe Lewis Hamilton në një mbrëmje argëtuese në një bar në qytetin spanjoll, përcjell portali rtv21.tv

Të ulur shumë pranë njëri-tjetrit dhe të rrethuar nga miqtë, imazhi nxit më tej thashethemet për një romancë mes interpretueses së “Acrostic” dhe atletit të suksesshëm britanik 38-vjeçar. Çfarë do të thotë ky takim? A ka më shumë se një miqësi?

Deri më tani, as Shakira dhe as Hamilton nuk kanë bërë komente zyrtare për romancën e tyre të supozuar.
Ndërkohë, fansat e kolumbianes dhe Lewis janë të etur për të zbuluar më shumë detaje rreth kësaj lidhjeje të papritur. Mund të jetë fillimi i një historie dashurie apo thjesht një miqësie e sinqertë? Vetëm koha do ta tregojë!/21Media

Back to top button