Fotot satelitore tregojnë lëvizjet e reja të trupave pranë kufirit

“Maxar Technologies”, një kompani amerikane e teknologjisë hapësinore, ka publikuar disa imazhe satelitore që tregojnë atë që thotë se janë dislokime të reja të trupave dhe pajisjeve në Rusinë perëndimore dhe më shumë se 100 automjete në Bjellorusinë jugore – të gjitha afër kufijve të Ukrainës, transmeton rtv21.tv.
Rusia dhe Bjellorusia kanë zhvilluar stërvitje masive në tokën bjelloruse ditët e fundit. Asnjëri nuk ka komentuar imazhet./21Media

Back to top button