Franca anulon takimin me Britaninë për shkak të paktit Aukus

Ministrja e Mbrojtjes së Francës ka anuluar bisedimet me homologun e saj në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të zemërimit që nxiti një marrëveshje e sigurisë midis Britanisë, SHBA-së dhe Australisë.
Parisi është i zemëruar pasi Australia nënshkroi paktin Aukus për ndërtimin e nëndetëseve me energji bërthamore, duke u tërhequr nga një kontratë e madhe me Francën në proces.
Kryeministri britanik, Boris Johnson tha se Franca nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar nga marrëveshja, transmeton rtv21.tv.
Por takimi i Florence Parly me Sekretarin e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar Ben Wallace që do të mbahej në Londër këtë javë është anuluar.
Lord Ricketts, një ish-ambasador britanik në Francë, i cili duhej të ishte bashkë-kryesues i dy ditëve të bisedimeve, konfirmoi se takimi ishte “shtyrë për një datë të mëvonshme”./21Media

Back to top button