Franca bëhet me qeveri të re

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka kompletuar qeverinë me emërimin e përfaqësuesve të spektrit politik

Siç thuhet, Macron me këtë ka përmbushur premtimet se këtë do ta bëjë për të tejkaluar hendekun ndërmjet të majtës dhe të djathtës.

Pasi që për kryeministër emëroi Eduard Filip nga Partia Republikane, për ministër të Ekonomisë Macron emëroi Bruno le Mer.

Ministër i Punëve të Brendshme do të jetë prefekti aktual i Lionit Gerard Colomb, derisa ministër për Evropë dhe Çështje të Jashtme do të jetë Jean-Iv le Drian, ministër i deritanishëm i Mbrojtjes dhe mik i afërt me ish-presidentin Francois Hollande.

Në krye të Ministrisë së Mbrojtjes do të jetë deputetja liberale e Parlamentit Evropian Silvia Gular, transmeton Reuters. Ministër i Drejtësisë është emëruar Francois Bairu, ndërsa ministre e Sportit do të jetë kampionia e dyfishtë olimpike Lora Flesel. Macron për ministër të Ekologjisë ka emëruar Nikol Ilo.

Back to top button