Franca dërgon armë në Ukrainë

Armët dhe pajisjet janë rrugës nga Franca në Ukrainë, ndërsa Perëndimi i jep ndihmë Ukrainës në betejën e tyre me trupat ruse që avancojnë.
Presidenti ukrainas, Zelensky shkroi në Twitter se ai kishte folur me presidentin e Francës Macron herët të shtunën në mëngjes kur “filloi një ditë e re në vijën e frontit diplomatik”, transmeton rtv21.tv.
“Koalicioni kundër luftës po funksionon!”, Zelensky shkroi në Twitter.
Të shtunën, Macron postoi një video të tij duke deklaruar “Lufta do të zgjasë – ne duhet të përgatitemi për të!”./21Media

Show More
Back to top button