Franca i dërgon Gjermanisë gaz për herë të parë mes krizës energjetike

Franca ka dërguar gaz në Gjermani për herë të parë në “solidaritetin evropian” mes presioneve në rritje të energjisë.
Gazi, i shpërndarë nëpërmjet një tubacioni, është pjesë e një marrëveshjeje midis vendeve për të lehtësuar mungesat e energjisë pasi Rusia mbylli rubinetat për në Evropë, transmeton rtv21.tv.
Megjithëse fluksi i ri është më pak se 2% e nevojave ditore të Gjermanisë, ai është i mirëpritur ndërsa Berlini lufton për të diversifikuar energjinë e tij.
Rusia është akuzuar për përdorimin e furnizimeve me gaz si armë kundër Perëndimit që nga pushtimi i Ukrainës.
Operatori francez i rrjetit, GRTgaz, tha se fillimisht do të dërgonte 31 gigavat orë (GWh) në ditë, nëpërmjet një tubacioni nga fshati kufitar francez i Obergailbach.
Kapaciteti maksimal ditor i rrjedhës së re të gazit është 100 GWh, shtohet në një deklaratë.
Muajin e kaluar, në marrëveshjen e solidaritetit energjetik, Gjermania u zotua të sigurojë energji shtesë për Francën kur të jetë e nevojshme, dhe në këmbim Franca ra dakord të ndihmojë Gjermaninë me furnizimet me gaz./21Media

Back to top button