Franca i dhuron Kosovës 117 mijë vaksina anti-COVID

Franca i ka dhuruar Kosovës 117 mijë vaksina të kompanisë Pfizer, ka bërë të ditur presidentja Vjosa Osmani.
Osmani ka thënë se angazhimi  institucional për luftimin e pandemisë është fuqizuar vazhdimisht përmes përkrahjes së partnerëve e aleatëve tanë.
Sipas saj, Franca, dhe njëherë përgjatë këtij rrugëtimi sfidues, u dëshmua si një vend mik e solidar.
Osmani në emër të qytetarëve falenderoj Presidentin Macron dhe popullin francez për donacionin me 117,000 vaksina Pfizer. Një kontribut i duhur, në një kohë të duhur.
”Kosova ka arritur një nivel të mirë të vaksinimit dhe qytetarët tanë kanë treguar nivel të lartë të përgjegjësisë kolektive e vetëdijesimit. Por, kemi ende punë përpara. Siç u dëshmua në vende të tjera, doza e tretë është e domosdoshme për ta parandaluar një valë të re infektimesh”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Në fund Osmai ka bërë apel për vaksnim duke thënë se në prag të festave të fundvitit, ”dhurata më e mirë që mund t’i bëni vetes dhe më të dashurve tuaj është ruajtja e shëndetit tuaj. Andaj, ju lutem, vaksinohun”./21Media

Back to top button