26-vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident trafiku në Amerikë

Sot rreth orës 12:15 ka ndodhur një aksident trafiku në Morris Park Avenue, kur ka mbetur i vdekur, K.K 26 vjeç, shqiptar nga Kosova.
Me të arritur Policia në vendngjarje e kanë gjetur 26 vjeçarin me lëndime të rënda në kokë dhe një pasagjer, 24 vjeç po ashtu në gjendje kritike.
Sipas Policisë, dy të rinjët po lëviznin me makinë në shpejtësi të madhe, në një moment i humb kontrolli mbi makinën dhe përplaset në një shtyllë elektrike.
Ekipi mjekësor e kanë konstatuar vdekjen e 26 vjeçarit në vendngjarje, ndërsa pasagjeri ishte dërguar për trajtim mjekësor, pasi ishte në gjendje kritike./21Media

Back to top button