Kurti e konsideron veten kryeministrin më transparent që ka pasur Kosova

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, konsideron se është kryeministri më transparent që ka pasur Kosova. Kurti, mungesën nëpër studio televizive e ka arsyetuar me konferencat për media pas mbledhjeve të Qeverisë e përgjigjet në seancat parlamentare ndaj pyetjeve të deputetëve.
“Unë kam qenë shpesh në konferenca për media pas mbledhjeve të Qeverisë ose edhe pa to. Jam edhe kryeministri që u jam përgjigjur më së shumti pyetjeve parlamentare ku duhet të jap llogari. Mbase s’ka pasur të tjerë që u përgjigjet të gjitha pyetjeve. I kemi pasur 120 konferenca për media për tetë muaj që i bie çdo të dytën ditë nga një konferencë e ndonjë ministri, timen apo zëvendësministri. Në kuptimin e transparencës s’kemi ngecur e as për qasjen në dokumente zyrtare. 441 kërkesa të gazetarëve dhe zyra e kryeministrit i është përgjigjur 406 sosh. Vetëm 35 janë konsideruar të pabazuara”, ka thënë ai.

Sipas tij, paraqitjet më të shpeshta në mediat ndërkombëtare janë bërë me qëllim të “restaurimit të imazhit të Kosovës”./koha.net
Back to top button