Franca kërkon që çdo shtetas i saj të largohet nga Rusia

Franca ka kërkuar që çdo shtetas i saj aktualisht në Rusi të largohet “pa vonesë”.

Kjo vjen pasi Bashkimi Evropian njoftoi se po mbyllte të gjithë hapësirën e tij ajrore për avionët rusë.

“Për shkak të kufizimeve në rritje në trafikun ajror midis Rusisë dhe Evropës, rekomandohet fuqimisht që francezët që kalojnë nëpër Rusi (turistët, vizitorët, studentët, profesionistët në mision ) të marrë masa për t’u larguar nga vendi pa vonesë me lidhje ajrore ekzistuese”, thuhet në një njoftim në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës.

Ai gjithashtu këshilloi qytetarët që të shtyjnë çdo udhëtim të ardhshëm në Rusi./21Media

Back to top button