Franca mbështet kërkesën e Tahirit për të pagjeturit

Tahiri kërkon nga vendet e BE-së të angazhohen në zbardhjen e fatit të të zhdukurve

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, sot ka pranuar një letër nga homologia e tij franceze, Nicole Belloubet, e cila i ka ofruar mbështetje të plotë në kërkesën e tij për t’i ushtruar presion Serbisë, që të hapë arkivat dhe të jap çdo informacion në lidhje me fatin e personave të zhdukur.

Tahiri ka ftuar edhe njëherë vendet e BE-së ta trajtojnë me prioritet këtë çështje dhe Serbinë që t’i marrë përgjegjësitë e veta ndaj kësaj kërkese.

“Jam tejet falënderues ndaj Ministres Belloubet që iniciativa ime ka gjetur mbështetje të gjerë dhe me këtë rast, sërish ftoj vendet e Bashkimit Evropian për ta trajtuar me prioritet këtë çështje të rëndësishme për shoqërinë tonë.”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Tahiri ka ftuar edhe njëherë vendet e BE-së ta trajtojnë me prioritet këtë çështje dhe Serbinë që t’i marrë përgjegjësitë e veta ndaj kësaj kërkese.

“Kjo nuk duhet parë si temë politike, por si një përkushtim mbi bazën e humanizmit, sepse është e drejtë themelore e familjarëve për të ditur mbi fatin e më të afërmeve të tyre dhe Republika e Serbisë ka përgjegjësi ndaj kësaj çështje.”, ka shkruar ai.

 

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në Ditën Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur, iu është drejtuar me një letër homologëve të tij nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, nga të cilët ka kërkuar angazhim konkret në zbardhjen e fatit të të zhdukurve. Në letrën e tij, ministri Tahiri ka shprehur shqetësimin institucional dhe shoqëror për stagnimin e plotë të zbardhjes së fatit të të zhdukurve nga lufta në Kosovë.

Janë mbi 1 mijë e 600 persona të cilët konsiderohen si të pagjetur./21Media

Back to top button