‘Franco Reyes’ konfirmon pjesëmarrjen në ‘Pasionet e Fshehta 2’

Aktori nga Argjentina, Michel Brown, i njohur nga paraqitjet e tij në seriale të famshme spanjolle, e sidomos nga roli i tij “Franco Reyes” te seria shumë e pëlqyer “Pasionet e Fshehta”, ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në sezonin e dytë të këtij seriali.
Së fundmi, ishte konfirmuar se do të ketë një “Pasione të fshehura 2”, ku do të shënonte një rikthim të një kasti shumë të suksesshëm aktorësh, që padyshim u bën ndër më të pëlqyerit nga paraqitja e tyre të ky serial që theu tabutë.
“Bazuar në mesazhet e pafundme që i lexojmë, u bëmë bashkë me Telemundon dhe arritëm të gjejmë hapësirë bashkëpunimi në këto seri. Shumë shpejt do të jem krahë bashkëpunëtorëve të mi. Do ta shohim njëri tjetrin përsëri. Ua dërgoj një puthje të madhe”, tha ndër të tjera Broën.
“Pasionet e Fshehta” rikthehet te publiku pas 20 vjetësh. Gjithashtu, afro një muaj më parë, faqja zyrtare veçse kishte bërë të ditur se xhirimet kanë filluar.
Seriali, i cili rrëfen jetën pasionante dhe të trazuar të familjeve Reyes dhe Elizondo, ka filluar transmetimin e tij rreth 20 vjet më parë.
“Pasion de Gavilanes” është një nga serialet më të njohura në Telemundo, në të cilin tregohet historia e paharrueshme e Juan, Oscar dhe Franco Reyes, tre vëllezër që paraqiten si punëtorë të fermës për tu infiltruar në jetën e familjes Elizondo./21Media

Back to top button