Kurti takon Giacobbe: Shpreh gatishmëri për marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti zhvilloi takimin me të ngarkuarin me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nicholas Giacobbe.
Në këtë takim Kurti dhe Giacobbe diskutuan për zhvillimet në vend, bashkëpunimin në mes dy vendeve dhe për procesin e bisedimeve në mes Kosovës dhe Serbisë.
Kryeministri Kurti theksoi gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për angazhimin e saj për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që në qendër të saj ka njohjen reciproke dhe nga e cila përfitojnë popujt dhe qytetarët e dy vendeve.
Ndërkaq, Giacobbe shprehu vlerësimin e tij për bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës, sidomos në lidhje me strehimin e qytetarëve afganë në Kosovë. Falë këtij bashkëpunimi, sot në mëngjes edhe 54 qytetarë afganë që kishin gjetë strehim të përkohshëm në Kosovë tashmë kanë udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të filluar jetën e tyre të re.
Ai po ashtu tha se ka mirëpritur ftesën e Qeverisë amerikane për Kosovën në Samitin e Demokracisë.​/21Media

Back to top button