Frika për katastrofë, anija e ngarkuar me naftë po fundoset

 

Një anije mallrash e ngarkuar lëndë kimike po fundoset në brigjet e Sri Lanka, duke shkaktuar frikën e një katastrofe mjedisore.

X-Press Pearl i regjistruar në Singapor kishte marr flakë. Qindra ton naftë nga rezervuarët e karburantit mund të rrjedhin në det nëse anija fundoset, duke shkatërruar jetën detare aty pranë.

Sri Lanka dhe marina indiane kishin punuar së bashku gjatë ditëve të kaluara në një përpjekje për të shuar zjarrin dhe për të parandaluar anijen nga fundosja. Por detet e ashpra dhe erërat penguan operacionin, transmeton rtv21.tv.

“Anija po fundoset. Lundruesit po përpiqen ta tërheqin anijen në det të thellë para se të fundoset për të minimizuar ndotjen detare, por zona e pasme e anijes është zhvendosur” i tha BBC zëdhënësi i Marinës së Sri Lanka, Kapiteni Indika Silva.

Ambientalistja Dr Ajantha Perera i tha BBC se fundosja paraqiste “skenarin më të keq mjedisor”.

“Me gjithë mallrat e rrezikshëm, acidin nitrik dhe të gjitha këto gjëra të tjera, dhe vajin në anije, nëse po fundoset, në thelb do të shkatërrojë të gjithë fundin e detit”, tha ajo.

Zyrtarët e Sri Lankës besojnë se zjarri u shkaktua nga një rrjedhje e acidit nitrik për të cilën ekuipazhi kishte qenë në dijeni që nga 11 maji.

Anija mbante 25 ton të acidit shumë gërryes, i cili mund të përdoret në prodhimin e plehrave dhe eksplozivëve.

Zyrtarët kanë bërë një ankesë policore kundër kapitenit të anijes./21Media

Back to top button