Frikë nga përmbytjet, ja si e bllokon derën e shtëpisë qytetari

 

 

 

Një qytetar në Sukth të Durrësit, i cili, i frikësuar nga përmbytjet e ditëve të fundit, ka gjetur një zgjidhje shumë origjinale.

Qytetari ka vendosur ta mbyllë derën e shtëpisë së tij me silikon duke e parë si mundësinë e vetme për të parandaluar që uji të futet në banesë.

Rasti është denoncuar nga kryetari i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferraj, i cili ka shkuar për të vizituar këtë familje.

“I gjithë mundi dhe djersa e një jete të tërë, këtij qytetari i shkon dëm nga permbytja që vjen si pasojë e papërgjegjshmërisë, arrogancës dhe moskujdedjes së Qeverisë”, ka shkruar ai./oranews

Back to top button