Kaloni te përmbajtja kryesore

Frymën e fundit e dha në duart e motrës vrasëse, viktima do festonte nesër ditëlindjen

(Lajm i përditësuar)

A.P gjeti vdekjen nga dora e motrës së saj, pas një konflikti që nisi në banesë, ku M.P po i kërkonte që të linte alkoolin, që e konsumonte prej gati 10 vjetësh. Viktima do të festonte ditëlindjen ditën e nesërme (4 shtator), por humbi jetën vetëm dy ditë para se të mbushte 37-vjeç.

Pas vrasjes, familjarët tentuan të fshehin ngjarjen dhe raportuan atë si vdekje natyrale, por pas ekzaminimeve të kryera në trupin e saj u konstatuan plagë të shkaktuara nga thika.

Policia ka arrestuar motrën e saj, me profesion mësuese, ndërsa kjo e fundit ka deklaruar se vrasjen e bëri në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi 37-vjeçarja e kishte kërcënuar se do e vriste atë dhe nënën.


E dyshuara për vrasjen e motrës: E mbyta në vetëmbrojtje

Gruaja e cila është arrestuar nën dyshimin se vrau motrën e saj në një banesë në Tiranë, ka thënë se e ka kryer vrasjen për vetëmbrojtje.

E arrestuara pretendon se viktima prej më shumë se 10 vjetësh ishte e alkoolizuar dhe problematike.

E dyshuara tha se fillimisht kishin debatuar me viktimën që ajo ta linte alkoolin, ku pastaj kjo e fundit kishte kërcënuar me thikë të dyshuarën dhe nënën e saj.

Ajo shtoi se pastaj situata është tensionuar dhe ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes.

E arrestuara me profesion është mësuese.


Dyshohet se motra mbyti motrën

Një grua dyshohet se është mbytur me thikë nga motra e saj në Tiranë.

Policia shqiptare dyshon se të ndjerën motra e saj e ka vrarë gjatë një debati e sipër.

Trupi i pajetë është gjetur në banesë pasditen e të shtunës, por ngjarja dyshohet se ndodhi në orët e para të mëngjesit.

E dyshuara është arrestuar disa orë pas ngjarjes.

Të afërm të viktimës janë shoqëruar në stacion policor, për t’u marrë në pyetje rreth rastit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button