FSK do marrë pjesë në stërvitjet ushtarake të NATO-s në Durrës

 

Në stërvitjet ushtarake “Defender Europe 2021” të NATO-s, të cilat do të mbahen në Durrës do marrë pjesë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Flamur Arifaj.

“Mund ta konfirmoj pjesemarrjen e FSK-së në stervitjet ushtarake “Defender Europe 2021″. FSK do të marr pjesë me disa regjimente të saj, dhe këto stervitje do të zhvillohen në Kosovë nga Data 17 deri me 29 Maj”, ka thënë Arifaj.

Stërvitja ushtarake, e organizuar nga ushtria amerikane në Evropë dhe Afrikë, ku marrin pjesë rreth 28 mijë trupa nga 26 vende aleate dhe partnere, do të zhvillohet në 7 baza të ndryshme edhe në Shqipëri./21Media 

Back to top button