12 vjeçari që po diplomon në shkollë të mesme dhe kolegj në të njëjtën kohë

 

Mike Wimmer, një 12 vjeçar nga North Carolina, shpenzoi kohën e tij sa ishte mbyllur gjatë pandemisë, për diçka shumë të vlefshme e që i ndihmoi atij mjaft shumë, mori orë më shumë në shkollë.

Tashmë, pas pothuajse një viti, ai është duke u bërë gati të diplomojë në shkollë të mesme dhe kolegj, në të njëjtën javë.

12 vjeçari kreu katër vjet të shkollë në një vit në tërësi.

Ai do të diplomojë në kolegjin Rowan-Cabarrus, më 21 maj dhe në shkollën e mesme Concord Academy, më 28 maj.

Wimmer tha se interesi i tij është robotika, matematika dhe shkenca. Madje në moshën 18 muajsh ai kishte tabletin e tij të parë dhe çdo herë ishte i interesuar se si punonte.

“Synimi im është të krijoj teknologji që u mundëson njerëzve të jetojnë jetë më të mirë”, tha Mike për CNN./21Media

Back to top button