Policia do të ndërpres nesër qarkullimin në disa rrugë

Nesër do të ndërpritet qarkullimi në disa rrugë, pasi për vizitë në Kosovë do të jetë Presidenti i Republikës së Letonisë, së bashku me një delegacion shoqërues.
Ky njoftim u bë i ditur në Facebook nga Policia e Kosovës.
“Me datë 22.04.2022, në Republikën e Kosovës do të qëndroj për vizitë zyrtare Presidenti i Republikës së Letonisë, së bashku me një delegacion shoqërues. Përgjatë kësaj vizite Policia e Kosovës do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Me qëllim të qarkullimit të lirë të eskortës nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta zyrtare.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta, do të angazhohen zyrtar policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës ka kërkuar mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik./21Media

Back to top button