FSK shpall më të mirët!

FSK shpall më të mirët!

​FSK mban sot ceremoninë kryesore të shpalljes së rezultateve të garës vjetore “Ushtari më i mirë i FSK-së’’ dhe të garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë ndërkombëtar’’.

Aktiviteti fillon në ora 10:00 në amfiteatrin e Brigadës për Mbështetje Operacionale të Komandës së Forcave Tokësore, në kazermën “Adem Jashari’’, në Prishtinë.

Në garën “Ushtari më i mirë i FSK-së për vitin 2017’’, kanë garuar gjithsejtë 21 pjesëtarë, ndërsa në kuadër të garës ndërkombëtare FSK-ja dhe të gjitha shtetet pjesëmarrëse garuan me nga dy pjesëtarë.

Shtetet pjesëmarrëse në garën e parë ndërkombëtare “Ushtari më i mirë për vitin 2017’’, që u zhvillua në Republikën e Kosovës, janë: Shqipëria, Belgjika, Kanadaja, Kroacia, Maqedonia, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar.