Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit

Temperaturat do të lëvizin në mes 10 e 24 gradë celsius

Gjykuar sipas ecurive sinoptike, turbullirat nga Atlantiku tashmë po shtrihen edhe mbi rajonin tonë, sot pritet të mbajë mot me vranësira të pjesshme të cilat me kalimin e kohës mund të marrin karakter zhvillimi. Temperaturat do të lëvizin në mes 10 e 24 gradë celsius.

Nesër, vranësira do të jenë më të theksuara dhe mund të ketë edhe reshje lokale shiu. Temperaturat do të shënojnë rënie, ato do të sillën në mes 6 e 20 gradë celsius.

Të dielën, në ditën e dytë të fundjavës, po ashtu, pritet të kemi mot me vranësira, por gjasat për reshje shiu do të jenë të vogla. Temperaturat edhe më tej do të shënojnë rënie, ato do të lëvizin në mes 4 e 15 gradë celsius./21Media

Back to top button