FSK-ja synon rritjen e përfaqësimit të komuniteteve

Ministria për Forcën e Sigurisë synon rritjen deri në 10 përqind të përfaqësimit të komuniteteve jo shumicë në FSK

Kështu u tha sot në konferencën e mbajtur për prezantimin e Strategjisë për Integrimin e Komuniteteve jo-shumicë në FSK.

Ministri i FSK-së Haki Demolli tha se përmes kësaj strategjie synojnë përfshirjen e kadetëve të komuniteteve me qëllim të mirëmbajtjes së një force shumetnike, të shëndetshme dhe të fortë.

“Kjo strategji paraqet elementin kyç brenda FSK-së dhe ky dokument ka pas përkrahjen edhe nga partnerë ndërkombëtar, përfshirë edhe SHBA-të. Kjo strategji përfshinë tri etapa, atë politike, strategjike dhe të veprimit”, u shpreh Demolli.

Ai tha se FSK-ja në radhët e saj ka 8 përqind të komuniteteve jo shumicë.

Drejtoresha e Zyrës së Komuniteteve joshumicë në FSK, Azemina Çullom, u shpreh se do të përkrahin komunitetet në veçanti, me qëllim të mirëqenies sociale të tyre dhe për t’iu dhënë mundësi më te mira trajnimi dhe studimi.

“Parimi kryesor i strategjisë është të ofrojë studime dhe përfshirje të komuniteteve gjë që ka shumë rëndësi. Ne kemi cekur shumë propozime për trajnim dhe studim duke organizuar kurse të gjuhës angleze, gjithashtu për të rishikuar për të zgjerohet bashkëpunimi rajonal. FSK i ka aktivitet e saj ekipore dhe ne do të përkrahin komunitetin jo shumicë duke u ofruar atyre trajnime jashtë vendit që të trajnohen”, tha ajo.

Ajo u shpreh se do të rrisin paraqitjen në zonat e komunitetit jo shumicë dhe do të fokusohen në mirëqenien sociale të pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button