FSK largon 143 mjete shpërthyese 

Forca e Sigurisë së Kosovës ka larguar 143 mjete shpërthyese nga lagjja “Dardania” në Pejë.
FSK sonte ka informuar se gjatë operacionit 2 ditor janë larguar mbetjet e rrezikshme që kanë datuar që nga koha e Luftës së Parë Botërore, të cilat rrezikonin sigurinë e banorëve.
“Ekipet e EOD-së të Forcës së Sigurisë së Kosovës të asistuara nga Policia e Kosovës dhe ekipi i EOD-së së KFOR-it Zvicrran kanë larguar 143 mjete shpërthyese nga afërsia e nënstacionit elektrik Peja 2 në lagjen Dardania në Pejë. Mjetet janë tërhequr në mënyrë të sigurtë dhe do të shkatërrohen në mënyrë të kontrolluar ditëve në vijim në një zonë të sigurtë.”, është bërë e ditur në njoftim.
Mbetjet janë hasur gjatë punimeve për shtrimin e rrymës në​ lagje./21Media

Back to top button