FSK përgatitet për ”Defender- EUROPE’ 23”

FSK po vazhdon me përgatitjet për stërvitjen ”Defender- EUROPE’ 23″.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i cili ka theksuar se po vazhdon fuqishëm partneriteti i ngushtë me ushtrinë amerikane.
”Partneriteti shumë i ngushtë me Ushtrinë Amerikane vazhdon fuqishëm edhe përmes Organizatës së Menaxhimit të Trajnimit për Asistencë në Siguri (SATMO). Vazhdojmë së bashku me përgatitjet për Stërvitjen “Defender- EUROPE’ 23″ dhe së bashku drejtë zhvillimit të aftësive dhe kapaciteteve të plota operacionale të FSK-së”, ka shkruar Mehaj në ”Facebook”./21Media

Back to top button