Kaloni te përmbajtja kryesore

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Combined Resolve 25”

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po merr pjesë me një kontingjent në ushtrimin ndërkombëtar “Combined Resolve 25”, i cili po zhvillohet në bazën ushtarake amerikane në Hohenfels, Gjermani.

Sipas njoftimit të FSK-së, ky ushtrim ka për qëllim testimin dhe vlerësimin e gatishmërisë së njësive luftarake të NATO-s, si dhe përgatitjen e shteteve partnere për operacione të përbashkëta dhe ndërveprim.

“FSK i është bashkuar ushtrimit me ftesën e Ushtrisë Amerikane, duke synuar ngritjen profesionale, forcimin e ndërveprimit me shtetet partnere dhe rritjen e gatishmërisë për të vepruar në një mjedis të kombinuar shumëkombësh. Gjithashtu, pjesëmarrja në “Combined Resolve 25″ ofron mundësinë për shkëmbimin e përvojave me forcat ushtarake të shteteve të NATO-s, dhe partnere pjesëmarrëse në ushtrim”, thuhet në njoftim.

Ndërsa tutje nga ky njoftim thuhet se ky angazhim pasqyron përkushtimin e FSK-së për të kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin në nivel ndërkombëtar, si dhe për të avancuar aftësitë operacionale sipas standardeve më të larta ushtarake.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button