Kaloni te përmbajtja kryesore

FSK pjesëmarrëse në ushtrimin “Golden Sabre 25” të organizuar nga NATO

Forca e Sigurisë së Kosovës mori pjesë në ushtrimin “Golden Sabre 25”, të organizuar nga misioni i NATO-s në Kosovë.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, nga FSK është thënë se ky aktivitet mblodhi pjesëmarrës nga vende të ndryshme partnere dhe aleate, me qëllim të rritjes së ndërveprueshmërisë dhe testimit të gatishmërisë dhe përgjigjes së koordinuar ndaj krizave, në një mjedis kompleks operacional.

“Forca e Sigurisë së Kosovës mori pjesë në ushtrimin “Golden Sabre 25”, të organizuar nga misioni i NATO-s në Kosovë FSK dëshmon kapacitetet specialistike të Gardës Kombëtare në ushtrimin “Golden Sabre 25” për herë të dytë këtë vit. Pjesëmarrja e njësive specialistike të FSK-së në një ushtrim të këtij konteksti, përfaqëson një hap të rëndësishëm në avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në mes të KFOR, FSK, PK dhe EULEX. Angazhimi i FSK-së në këtë kontekst shumëkombësh, me kapacitetet specialistike të Gardës Kombëtare, përbën një dëshmi të qartë të avancimit të aftësive në realizimin e detyrave kyçe për ofrimin e Mbështetjes Ushtarake për Autoritetet Civile( MUAC) në përputhje me standardet e NATO-s. Ky aktivitet mblodhi pjesëmarrës nga vende të ndryshme partnere dhe aleate, me qëllim të rritjes së ndërveprueshmërisë dhe testimit të gatishmërisë dhe përgjigjes së koordinuar ndaj krizave, në një mjedis kompleks operacional. FSK vazhdon të thellojë angazhimin e saj në iniciativa të përbashkëta vendore dhe ndërkombëtare, duke u mbështetur në partneritet të qëndrueshëm dhe në vizionin e një vendi të sigurt, të integruar dhe të gatshëm për të kontribuar në paqen dhe stabilitetin global”, thuhet në njoftim./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button