FSK realizoi me sukses kursin për vëzhgim dhe zbulim në operacione luftarake

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj sot ka njoftuar se FSK ka realizuar me sukses të plotë kursi për vëzhgim dhe zbulim në operacione luftarake.
Ai përmes një postimi në ”Facebook” ka theksuar se ky kurs është realizuar nga specialistët britanik dhe specialistët të shkolluar në Divizionin e Taktikave të Blinduara dhe Vëzhgimit në Warminster.
”Një lajm tjetër për suksesin e komandove të FSK-së. Realizohet me sukses të plotë Kursi për Vëzhgim dhe Zbulim në Operacione Luftarake. Ky kurs është realizuar nga specialistët britanik dhe specialistët tanë të shkolluar në Divizionin e Taktikave të Blinduara dhe Vëzhgimit në Warminster. Falënderim i veçantë për Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e madhe në të gjitha aspektet. Forca djema! Vazhdojmë me sukseset e reja”, ka shkruar Mehaj./21Media

Back to top button