Kaloni te përmbajtja kryesore

Qytetarit ia vodhën mbi 900 euro në vendin e punës

Një personi sot rreth orës 1:30 në rrugën “Hamza Jashari” në Prishtinë ia kanë vjedhur 905 euro në vendin e punës.
Policia ka informuar se njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.
“Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se përderisa ishte në vendin e tij të punës dy të dyshuar meshkuj deri më tani të pa njohur, të cilët kanë pasur të vendosura maska anti Covid, kanë hyrë brenda objektit të pikës së derivateve dhe nën kanosjen e revoles kanë grabitur nëntëqind e pesë (905) €.”, ka bërë të ditur policia.
Rasti vazhdon të hetohet./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button