FSK realizon Forumin e Nënoficerëve të Lartë

Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë realizuar sot forumin e korit të nënoficerëve të lartë .

Ky form ka bashkuar nënoficerët e lartë të FSK-së nga të gjitha njësitë dhe partnerët strategjik me qëllim të zhvillimit dhe avancimi të korit të nënoficerëve të FSK-së, shkëmbimin e eksperiencave në mes nënoficerëve të FSK-së, dhe partnerëve të tyre.

Pjesë e këtij forumi ishin Rreshter majori i Komandës Regjionale të Lindjes RrM Jeffrey M. Stewart, RrM Marian Horvat nga NALT dhe rreshtera majorët e njësive të FSK-së, drejtuar nga Rreshter Majori(RrM) i FSK-së Bedri Zuka.

Forumi është hapur nga Shefi i Stafit të FSK-së, gjeneral brigade Ilir Qeriqi, i cili ka theksuar se ngritja dhe avancimi i korit të nënoficerëve në çdo ushtri ka një rëndësi të veçantë.

“Falënderoj partnerët për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë FSK-së, në këtë drejtim, duke vlerësuar lartë punën dhe angazhimin e nënoficerëve të lartë të FSK-së, për përkushtimin e tyre në avancimin e korit të nënoficerëve me standardet e vendeve partnerëve të FSK-së, me fokus gardën Kombëtare të IOËA-s që ka ndihmuar në vazhdimësi këtë proces, me qëllim të shkëmbimit të përvojave, bashkëpunimit dhe koordinimit të objektivave të përbashkëta, arritjes së standardeve të kërkuara për zhvillimin e korit të nënoficerëve dhe rolit që nënoficerët kanë në përmbushjen e misionit të FSK-së” tha Qeriqi./21Media

Back to top button