FSSHK kërkon që punëtorët shëndetësorë në kujdesin parësor sa më shpejt t’i marrin pagat

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës sot ka kërkuar që punëtorët shëndetësorë në kujdesin parësor sa më parë t’i marrin pagat e tyre, njësoj sikurse punëtorët shëndetësor të kujdesit dytësor dhe tretësor.
FSSHK ka potencuar se vonesa e pagave të punëtorëve shëndetësorë është e papranueshme dhe e dënueshme, andaj kanë kërkuar që sa më shpejt të ekzekutohen mjetet, pavarësisht kush është përgjegjës për këtë vonesë.
“Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës pas informimit nga terreni në lidhje me mos marrjen e pagave të punëtorëve shëndetësor në kujdesin parësor kërkon nga ana e faktorëve relevant që punëtorët shëndetësor sa më parë ti marrin pagat e tyre njësoj sikurse punëtorët shëndetësor të kujdesit dytësor dhe tretësor. Mos të bëhen lojra në kurriz të punëtorëve shëndetësor të cilët janë në shëbim të qytetarëve për 24 orë.”, është bërë e ditur në komunikatë.
FSSHK ka bërë të ditur se janë konsultuar edhe nga zyrtarët komunalë, por edhe ata të Ministrisë së Financave, të cilët siç është bërë e ditur, asnjëra palë nuk kanë dhënë sqarim konkret./21Media

Back to top button