Filmi “The Invitation” në krye të Box Office

Në pozitën e parë të top dhjetëshes së filmave më të shikuar të javës u radhit filmi “The Invitation”, i cili është horror.
Ky film është me regji të Jessica M. Thompson. Ai nga shitja e biletave në 3, 114 kinema në Amerikën Veriore fitoi 6 milion e 805 mijë dollarë, ndërkaq në ato botërore 8. 9 milion.
Sa i përket ngjarjes në “The Invitation”, ajo është inspirim nga romani Dracula, i autorit irlandez Bram Stoker.
Ky film paraqet një të re, e cila pas vdekjes së të ëmës së saj takon familjen e saj për herë të parë. Kështu, ajo kupton të fshehta të errëta që qëndrojnë pas tyre.
Filmi “The Invitation” u lansua në SHBA me 26 gusht 2022. Ai u realizua me një buxhet prej 10 milion dollarësh dhe pritet të vazhdojë të ketë sukses.
Këtë film e ndjekin në kinema kryesisht vajza të reja, e krtitikët kanë kritika të përziera për të./21Media

Back to top button