Rikthehen në prodhim të plotë Kosova B2 dhe A3

Ka përfunduar remonti i rregullt në njësinë prodhuese B2 të termocentralit Kosova B dhe është sanuar problemi i rrjedhjeve të ujit në njësinë A3 të termocentralit Kosova A.
KEK bën të ditur se B2 tashmë po prodhon rreth 260MWh, ndërsa A3 me rreth 130 MWh.
KEK-u ka thënë se synon t’i përfundojë remontet e rregullta në njësitë tjera që në fillim të sezonit dimërorë të operojë me nga dy njësi të termocentraleve me kapacitet prej rreth 800MWh.
Qytetarët e Kosovës ditëve të fundit po përballen me mungesë të energjisë elektrikr. Për këtë sot u deklarua edhe kryeministri i Kosovës i cili tha se kjo po ndodh për shkak prishjeve në njësitë e termocentrale A dhe B./21Media

Back to top button