FSSHK kërkon zbatimin e pagesës shtesë në pagat e punonjësve shëndetësorë

Kryesia e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) do të adresojë kërkesën te ministri i Financave Hekuran Murati dhe ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla , si dhe Thesarit të Kosovës, për zbatim të aktgjykimit për vlerësimin e kushtetueshmërisë së Ligjit për Pagat në Sektorin Publik.
Në komunikatë thuhet se vendimi i Kushtetueses në pikën 7 është shfuqizuar me shpalljen e këtij aktgjykimi, andaj FSSHK ka pritur nga Qeveria të zbatojë pagesën e shtesës në pagë për të punësuarit në shëndetësi, e cila shtesë është ndërprerë nga hyrja në fuqi e Ligjit të Pagave në shkurt 2023, shtesë të cilën punëtorët shëndetësorë e kanë gëzuar nga 2008, respektivisht të realizohet shtesa në pagë prej 45.76 eurosh qe nga muaji shkurt 2023 kur ka hyrë Ligji i Pagave në fuqi e në vazhdimësi.
FSSHK njofton se gjatë ditëve në vijim do të kërkojë nga Qeveria e Kosovës që të zbatojë edhe pikat të tjera të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, përkatësisht përvojën në punë 0.5%, kërkesën për rregullimin e pagave për punë të njëjtë pagë të njëjtë dhe çështjet e ndërlidhura me diskriminimin.