Ftohtë, 0 gradë Celsius
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në vendin tonë temperatura minimale do të shkojnë deri në 0 gradë Celsius.
“Do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të shënoj rritje mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi 1 deri 5 m/s”, njofton IHMK./21Media