Mbahet protestë para Policisë

‘Përdhunuesit në burg’

Iniciativa e Të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, do të protestojë para Policisë së Kosovës, stacioni qendror në Prishtinë. Protesta do të mbahet sot në ora 12:00.

Kjo protestë vjen pas rasteve të fundit të raportuara në media për përdhunime të femrave.

Iniciativa e të rinjve u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të protestojnë para Stacionit Policor.

Ditën e martë në media u raportua se e mitura nga Drenasi ishte keqpërdorur seksualisht nga profesori SH. XH dhe nga hetuesi policor V. V, ky i fundit e kishte lënë shtatzënë të miturën e pastaj e kishte detyruar që të abortojë. Polici në fjalë është arrestuar. Lidhur me rastin Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka mbajtur një konferencë për media, ku ka treguar për rrjedhshmërinë e ngjarjes. Ai po ashtu ka bërë të ditur se mësimdhënësi SH. XH është ripezulluar nga puna./21Media

Back to top button