Fundjava me mot të ngrohtë, në javën tjetër shi

Moti në këtë fundjavë parashihet të jetë i ngrohtë dhe kryesisht me diell, ndërsa, në fillim të javës së ardhshme do të ketë reshje lokale shiu dhe rënie të temperaturave.
Sipas Prishtina Weather, prej së martës do të ketë mot të paqëndrueshëm, kryesisht me vranësira e kohëpaskohe me reshje lokale shiu, vende-vende me mundësi edhe për bubullima. Temperaturat pësojnë rënie.
Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme ditën e shtunë, e të dielën dhe të hënën, herë-herë mund të kaloj edhe në vlera mesatare, e shkurtimisht edhe në të dobëta.
“25.09 – Më ngrohtë e kryesisht me diell. 26.09 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë. 27.09 – Mbetet shumë ngrohtë, e vranësirat gjatë ditës do të shtohen. Më vonë me mundësi edhe për reshje lokale shiu. 28.09 – Vranësira të ndryshueshme, e gjatë ditës priten edhe reshje lokale shiu me bubullima. 29.09 – Më freskët e kryesisht me vranësira, e kohëpaskohe me reshje lokale shiu. Temperaturat minimale shënojnë rritje nga 7C deri në 15C ditën e martë, e ato maksimale pas shënojnë rritje deri në 27C e 28C, të dielën e të hënën, deri të mërkurën zbresin në 20C. Gjatë fundjavës do të fryjë erë e lehtë nga jugperëndimi 1-4m/s, e nga dita e martë era ndryshon drejtimin në verilindje dhe fryn edhe mesatare 4-9m/s”, është bërë e ditur në njoftim.
Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale, e të hënën me tendencë të rënies.

Back to top button