Abdixhiku: E ardhmja e Kosovës është në rrezik

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka folur në lidhje me procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe pritshmëritë që ka ai për Kosovën.
Në një shkrim autorial në prestigjiozen “Euroactiv”, Abdixhiku ka theksuar edhe nevojën e anëtarësimit në NATO, duke shtuar se përkrahja e aleatëve ndërkombëtarë në këtë mes, është jetike.
“Përderisa BE-ja e ka lehtësuar dialogun Kosovë-Serbi tash për dymbëdhjetë vjet, në Kosovë ka shqetësime se ky proces i gjatë dhe i zgjatur rrezikon të përjetësojë marrëdhëniet e tensionuara në rajon. Për të parandaluar këtë, normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të bazohet në parimet themelore të njohjes reciproke të dy vendeve, duke respektuar plotësisht integritetin territorial të njëri-tjetrit”, shkruan Abdixhiku në Euroactiv.

Tutje Abdixhiku, ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së aleatëve, në rrugën e Kosovës drejt strukturave euro-atlantike.
“Përderisa i mirëpres përpjekjet e aleatëve tanë perëndimorë, SHBA-së dhe BE-së, për ta bërë Kosovën dhe Serbinë të përmirësojnë marrëdhëniet, Republika e Kosovës ka nevojë për të gjithë mbështetjen që mund të marrë nga miqtë dhe aleatët në ndjekje të integrimit në komunitetin euroatlantik. Kosova e pavarur ka lindur 15 vjet më parë. Populli ynë e ka fituar kombësinë e tij të merituar pas një lufte të gjatë për liri, pavarësi dhe demokraci. Kjo arritje nuk do të ishte e mundur kurrë pa mbështetjen e fortë diplomatike, ekonomike dhe ushtarake të aleatëve tanë perëndimorë”, ka shkruar ai.

Back to top button