Fundjava sjell përballje interesante në elitën e basketbollit
Superliga e Kosovës në basketboll i rikthehet aksionit këtë fundjavë me disa përballje interesante, të vlefshme këto për xhiron e 25-të të këtij sezoni.
Këtë xhiro do ta hap ndeshja mes Vëllaznimit dhe Trepçës, e cila zhvillohet nesër në Gjakovë me fillim nga ora 17:00.
Ndërkaq, të shtunën do të zhvillohet edhe përballja interesante mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit, e cila fillon nga ora 19:00.
Të dielën mbyllet xhiroja e 25 me dy ndeshje, ku Proton Cable Prizreni e pret Bashkimin, kurse Sigal Prishtina përballet me Istogun.
E shtunë
17:00 Vëllaznimi – Trepça
19:00 Peja – Golden Eagle Ylli
E diel
20:00 Proton Cable Prizreni-Bashkimi
19:00 Sigal Prishtina-Istogu