Mbi 23 mijë personel do të jenë të angazhuar për zgjedhjet në veri, 13 milionë euro kostoja

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) sot është diskutuar procesi i votimit për kryetarët në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

KQZ bëri të ditur se do të jenë të angazhuar mbi 23 mijë persona, pra staf i KQZ-së, ndërsa kostoja totale për këtë proces do të jetë 13 milionë.

“Për zgjedhjet parlamentare për nevoja të KQZ-së dhe sekretariat brenda që është profesional, janë 234. Për nevoja të QKN dhe KKZ-së janë 516 dhe si trupa menaxhues të zgjedhjeve janë 23 mijë 180 persona. Pra në tërësi për zgjedhjet parlamentare planifikohet të angazhohen 23 mijë e 930 staf apo personel. Kostoja totale e planifikuar për zgjedhjet parlamentare vetëm për angazhim të stafit për vitin 2025 e kap shifrën prej 4 milionë e 381 mijë euro. Ndërsa, për zgjedhjet lokale ku përfshihen zgjedhjet për kryetarë komune, e për kuvend komunal dhe raundi i dytë numri total i stafit, do të jetë 23 mijë e 920, derisa kostoja e saj është dyfishi. 8 milionë e 715 mijë euro. Kostoja totale e planifikuar është 13 milionë euro”.

Back to top button