Humb një fëmijë nga Malisheva, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

 

Një fëmijë 2 vjet e gjysmë nga Malisheva, ka humbur që nga pasditja e djeshme.

Familjarët e vogëlushit Tian Krasniqi me anë të disa postimeve në “Facebook”, kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për kërkimin dhe gjetjen e tij.

Familjari, Nexhat Krasniqi për portalin rtv21.tv ka njoftuar se fëmija ka humbur dje rreth orës 19:00 dhe ende janë duke vazhduar kërkimet.

Ai tha se lidhur me rastin është njoftuar edhe policia.

Komuna e Malishevës ka njoftuar sot se në kërkim janë të angazhuara njësitë e polisicë, FSK-së, ekipet e kërkimit të njësisë së zjarrfikësve dhe shpëtimit, ekipet emergjente komunale dhe vullnetarë nga i tërë vendi.

“Që nga orët e pasdites, ka humbur Tiani nga lagjja Lahaj e fshatit tonë Tërpezë Komuna e Malishevës. Tian Bujar Krasniqi, dy vjeç e gjysmë ka humbur edhe ende nuk dihet asgjë për fatin e tij.Në kërkim të tij janë një numër i madh i bashkëfshatarëve të cilët kanë dalur ta kërkojnë.Poashtu, u bëhet apel të gjithë atyre që mund të ndihmojnë për gjetjen e Tianit sa më shpejtë. Kërkohen edhe vullnetar që të ndihmojnë në kërkimin e fëmijës që ka humbur. Të gjithë ata që kanë ndonjë informatë, ju lutem kontaktoni numrin: 045689923, Nexhat Krasniqi”, thuhet në postimin e familjarëve./21Media

Back to top button