Fundoset anija, gjenden trupat e 61 emigrantëve në brigjet e Sirisë

Trupat e 61 emigrantëve janë gjetur pasi anija me të cilën po udhëtonin u mbyt në brigjet e Sirisë, tha ministri i Transportit i Libanit.
Njëzet të mbijetuar po trajtohen në një spital në qytetin sirian të Tartus.
Zyrtarët thanë se shtetas libanezë, sirianë dhe palestinezë – përfshirë gra dhe fëmijë – besohet të jenë në mesin e 120-150 personave që ishin në bord kur anija u mbyt të enjten.
Nuk dihet se çfarë e shkaktoi aksidentin. Autoritetet po përpiqen për shpëtimin e tyre.
Zyrtarët shtuan se anija ishte nisur nga Minyeh, një qytet pranë qytetit port libanez të Tripolit.
Varka besohet se ishte nisur drejt Evropës kur u fundos./21Media

Back to top button