Furnizimi me oksigjen në QKUK është i rregullt

“Gjendja e furnizimit me CO2 është stabile dhe nuk asnjë problem”

Zyra e drejtorit të përgjithshëm e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, njofton se pacientët në QKUK nuk kanë qenë dhe nuk janë të rrezikuar në mungesë apo problem të furnizimit me oksigjen dhe gazit medicinal.

Siç njofton Drejtoria e SHSKUK-së, se menaxhmenti i SHSKUK-së, përkatësisht drejtoria përmes sektorit teknik ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për furnizim të rregullt dhe pa ndërprerë me oksigjen CO2.

“Gjendja e furnizimit me CO2 është stabile dhe nuk asnjë problem, e këtë e dëshmojnë edhe klinikat që sot kanë kryer operacione,  e që nuk është hasur në telashe. SHSKUK, ka obliguar sektorin teknik të monitorojë 24 orë sistemin e furnizimit me gaz medicinal dhe gjendje teknike të sistemit  të furnizimit. Edhe në mjekimin intensiv qendror furnizimi është i mirë dhe janë ndërmarrë masat e nevojshme”, thuhet në njoftim.

Back to top button