Fushatë intensive; partitë me më pak tubime zgjedhore

Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, vërehet një reduktim i tubimeve elektorale si dhe rënie e numrit të pjesëmarrjeve nëpër tubime. Politologu, Albinot Maloku thotë se në zbehje të fushatës kanë ndikuar një sërë faktorësh ndër të cilët zgjedhjet e shpeshta dhe zhgënjimi qytetarët.
Ai nuk e përjashton mundësinë që edhe në ditën e zgjedhjeve të ketë dalje më të vogël të qytetarëve për votime.
“Si pasojë e një dinamike të madhe të proceseve zgjedhore, katër palë zgjedhje, gjithsesi ka një pezëm tek qytetarët dhe për rrjedhojë fushata mund te mos jetë dinamike. Përgjithësish thënë janë përgjithësisht thënë janë shumë faktorë, kryesori pezmi i qytetarëve n’raport me politikanet.. Pezmi mund të shprehet edhe në formën e mosdaljes në zgjedhje”, tha ai për rtv21
Se ka zbehje të fushatës zgjedhore dhe të interesimit qytetarë për pjesëmarrje në tubimet e partive politikë e thotë edhe analisti politik, Adrian Zeqiri. Ai madje vlerëson se kjo mund të reflektojë edhe në daljen në votime.
“Me vetë faktin që këto janë katër zgjedhje…. tregon që është një lodhje tek qytetarët dhe se partitë politike janë duke e vërejt këtë dhe pa edhe rrjedhimisht tregon një entuziazëm më të pakët kjo sigurisht do të ketë ndikim në dalje ne zgjedhje do jete me ulët…”, deklaroi Zeqiri për rtv21
Fushata zgjedhore për partitë politike ka nisur më 17 dhjetor dhe do të përfundojë më 28 dhjetor në orën 06:59 para hapjes së qendrave të votimit./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?