Fushë Kosova me aksion për lirimin e hapësirave publike

Ndonëse janë të planifikuar për të ecur këmbësorët, trotuarët në shumicën e rasteve në Fushë Kosovë nuk po shfrytëzohen për këtë gjë.
Trotuarët po shfrytëzohen si parkingje, e po ashtu po uzurpohen edhe nga me gjësende të ndryshme.
Lidhur me këtë Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Fushë Kosovës, Arbër Statovci për portalin rtv21.tv ka bërë të ditur se do të zhvillohet aksion i cili do ta evitojë këtë problem.
“Pëlqimet për shfrytëzimin e përkohshëm të hapësirave publike lëshohen nga Drejtoria për Shërbime Publike dhe Mjedis ndërsa për ata të cilët i shfrytëzojnë këto hapësira publike pa ndonjë pëlqim kemi filluar aksionin vitin e kaluar ku kemi larguar gjësendet (kona, vazo, bllokada, karrige, tavolina, etj) me të cilat i kanë uzurpuar këto hapësira aksion i cili ka zgjatur rreth 3 muaj dhe i cili planifikohet të vazhdohet edhe gjatë këtij viti.”, ka thënë Statovci për portalin rtv21.tv
Ndërkohë, Statovci është zotuar se ky është prioritet i Drejtorisë së Inspektoriatit të Fushë Kosovës./21Media

Back to top button