”Fushë Kosova, zonë me status të veçantë mjedisor”

Haradinaj tha se do ta rregullojnë marrjen e shtetësisë së Republikës së Kosovës

Kandidati për kryeministër të Kosovës,  Ramush Haradinaj është shprehur se në rast të zgjedhjes si kryeministër i vendit, Fushë Kosova do ta ketë ligjin që e përcakton si zonë me status të veçantë mjedisor.

”Do ta inicojmë ligjin për shpalljen si zonë me status të veçantë mjedisor vendbanimet dhe hapësirat në Komunën e Fushë Kosovës, të cilat janë rrezë e të gjitha burimeve të ndotjes të parapara me ligj në Republikën e Kosovës, si dhe trajtim me përparësi në kushte të barabarta, për ata që janë banorë te zonës së veçantë në Fushë Kosovë, në procedurat e punësimit për profesionet dhe vendet e punës që gjenerohen nga mihjet sipërfaqësore dhe prodhimi i energjisë elektrike”, është shprehur Haradinaj.

Ai më tutje u shpreh se do ta rregullojnë marrjen e shtetësisë së Kosovës.

”Ashtu siç jam zotuar në Gjilan, u zotova edhe në Fushë Kosovë. Do ta rregullojmë me ligj marrjen e shtetësisë së Republikës së Kosovës për qytetarët më përkatësi etnike shqiptare nga Kosova Lindore (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë). Nuk janë premtime por zotime! Do të punojmë bashkë!”, ka shkruar më tutje Haradinaj./21Media

 

Back to top button