Hoti: Nga janari do t’i trefishojmë subvencionet për bujqit

LDK-AKR-Alternativa hapi fushatën e saj në Prishtinë

Kandidati për kryeministër i nominuar nga LDK, Avdullah Hoti, gjatë hapjes së fushatës në Prishtinë të koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi, theksoi se është i nderuar për besimin që po japin, siç tha ai “brezi i Republikës”.

“Këto zgjedhje do të jenë një referendum për vendin dhe ne jemi ata që e qojmë Kosovën përpara, me njerëz me duar të pastra. Unë jam i nderuar që i prijë kësaj liste me njerëz të shkolluar. Ky është ekip i vlerave dhe traditave shqiptare. Ata kanë njerëz në listë në bazë të interesave, ne kemi në listë ekspert”, tha Hoti.

Ai po ashtu shtoi se programi i tyre është i qartë, për zhvillim ekonomik, punësim dhe të ardhura. “Nga janari 2018 do të trefishojmë subvencionet për bujqit. Kemi program edhe për lehona që do të paguhen një vit me pagesë. Sigurime shëndetësore, shëndetësi primare. Program për investimet në Kosovën e re, Trepçën, Brezovicën. Kemi në program edhe për rend dhe ligj. Ne do të nxjerrim ligje për konfiskimin e pasurisë që është fituar pa ligjshëm. Ne kemi plan për integrimin e Kosovës në BE. Ne do ta bëjmë Kosovën të sigurt, ne do të gjejmë zgjidhje për demarkacionin me Malin e Zi. Dhe asnjë pëllëmbë tokë nuk do të humbet me Malin e Zi dhe nesër me Serbinë. Vetëm ky plan siguron heqjen e vizave. Ky koalicion do ta themelojë ushtrinë së bashku me aleatet, NATO-n dhe SHBA-të. Qeveria jonë do të kontribuojë për paqe dhe siguri në rajon. Neve na duhet mbështetje e qytetarëve sikur në kohën e Rugovës”, tha mes tjerash Hoti.

Po ashtu gjatë hapjes së fushatës në kryeqytet, koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi, prezantoi kandidatët për deputetë

Back to top button