Futboll/ Fundjavë e mbushur me derbi evropianë

Pas pushimit për shkak të zhvillimit të ndeshjeve kualifikuese për në Kampionatin Evropian Euro 2024, radha është e ndeshjeve kampionale dhe kjo fundjavë sjellë derbit të mëdhenj në top ligat evropiane.

Gjithçka do të nis sot me derbin ndërmjet Paris-Saint-Germain dhe Monacos, i vlefshëm për xhiron e 13-të në kampionatin francez, Ligue 1. Kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin “Parku i Princave” në Paris.

Dita e shtunë sjellë përballjen e gjigantëve të Premier Ligës, atë ndërmjet Manchester Cityt dhe Liverpoolit. Këto dy skuadra kryesojnë tabelën me vetëm një pikë diferencë në të mirë të skuadrës së Pep guardiolas që ka 28 sosh dhe sfida që do të zhvillohet nga ora 13:30 në stadiumin “Etihad” do të jetë e paparashikueshme.

Në po të njëjtën ditë do të zhvillohen edhe sfida të tjera të rëndësishme si ajo Borussia Dortmund-Bayer Munchengladbach në Bundesligë, pastaj në Serie-A përballen Atalanta-Napoli dhe Milan Fiorentina.

Për adhuruesit e futbollit, edhe e diela do të jetë mjaftë emocionuese. Premier Liga sjelle dy përballje të zjarrta ku ballafaqohen Tottenham-Aston Villa dhe Everton-Manchester United.

Ndërsa mbrëmja është e rezervuar për derbin e madh të Italisë ndërmjet Juventusit dhe Interi që zhvillohet në stadiumin “Allianz Arena” me fillim nga ora 20:45.

Për të mos lënë anash edhe dy derbi në Superligën e Kosovës, aty ku do dielën ballafaqohen Gjilani-Llapi dhe Prishtina-Drita.

Back to top button